TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tomas Tuhel ishte i tërbuar pas humbjes së djeshme me Juventusin dhe këtë nuk nguroi që ta shprehë me tone të ashpra për “BT Sport”.
Trajneri gjerman i Çelsit duket se ka shtuar edhe më tej mllefin e akumuluar që nga humbja me Sitin në kampionat duke konfirmuar:
“Kur mendoj që në 15 minutat e para thjesht e kishim forcuar Juventusin që të mblidhej e gjitha në 16-20 metra dhe të mos i linim asnjë top që të prekte, prisja që në fund të merrnim shumë herë më shumë sesa zero pikë.
Edhe pse hapësira kishte për t’u shfrytëzuar më mirë, nuk arrij të kuptoj se si nuk arritëm që të detyrojmë ritmin e lojës sonë dhe të rrisnim intensitetin me kalimin e kohës.
Në stërvitje bëjmë gjëra shumë të mira, por duke parë rezultatet në fushë, si ndaj Sitit dhe akoma më shumë me Juventusin, kjo do të thotë se nuk jemi aq të zotët sa dukemi.
Në vend që duke pasur topin të ishim më të shpejtë, pashë një skuadër të lodhur, shumë e ngadaltë, sidomos në mendime. Më duket e çuditshme dhe nuk di ta analizoj këtë moment tonin”, tha Tuheli