SPORT, 30 Shtator 2021, 14:45

Trajneri i Partizanit/ Daja: Në derbi nuk bën dot parashikime!

Trajneri i Partizanit/ Daja: Në derbi nuk bën dot parashikime!

Një derbi jo si gjithë të tjerët. Pas nëntë vitesh rikthehet Dinamo-Partizani me Ilir Dajën që ndryshe nga 2008-ta kur mposhte të kuqtë dhe fitonte titullin në stolin e bluve këtë herë është nën drejtimin Partizanit me objektivin për t’i vendosur stërkëmbëshin e parë Dinamos dhe për të tentuar suksesin e parë për këtë sezon në stolin e Partizanit.

Derbi, Dinamo–Partizani – “I rikthehem historisë. Kam dëgjuar e parë shumë këtë javë. Është një gjë e rrallë, pasi ndeshja e fundit finale u fitua me lojtarë dhe ka ngelur në historinë e futbollit shqiptar. Tani jam në krahun tjetër dhe do duhet të luftoj kundër ish-skuadrës time. Ky është profesioni ynë. Është një ndeshje e vështirë, edhe pse është rikthyer në Superiore pas disa kohësh. Ndeshje derbi nuk parashikohen, por janë ndeshje për  t’u fituar. Futemi në fushë nesër për të fituar”.

Dinamo është një kundërshtar që luan mirë në të dyja fazat e lojës. Janë riformatuar, por janë lojtarë që e njohin kampionatin. Ka pak të huaj, por janë nga ata që kanë luajtur në Superiore. Besoj se duhet të jemi grup, edhe Dinamo luan në grup, që të minimizojmë gabimet e tre javëve të para. Personalisht kam qenë i kënaqur me atë që ka prodhuar ekipi, pasi është vetëm fillimi. Dinamo e ka nisur mirë, por po aq mirë e kemi nisur edhe ne”.

Presioni i rezultateve – “Kjo tregon se jemi akoma në presionin e marrjes së rezultatit, pasi edhe lojtarët janë njerëz me ndjenja, edhe gabojnë. Nëse nuk do kishim këto lloj fajesh, do kishim 3-4 pikë më shumë dhe do ishim në vend të parë a të dytë. Ajo që na jep garanci është loja që kemi bërë ndaj vendeve të para të sezonit të shkuar. Në pjesën më të mirë të ndeshjeve kemi dominuar”.

Ne përjetojmë ndeshjet me të njëjtat emocione. Marrëveshja jonë është për objektiva maksimale. Derbi ka një dozë të shtuar emocionale. Tentohet gjithmonë fitorja e derbit, por janë të tria rezultatet. Tentojmë të përdorim disa module, duke u përshtatur me lojtarët që kemi dhe mungesat që në këtë periudhë që po kalojmë janë të shumta. Nuk është skema ajo që sjell rezultat, por manovra që duhet të jetë e automatizuar. Duhet të jemi fleksibël për çdo situatë”.

Përgjegjësia – “Presidenti po bën investim gjigant dhe nuk na ka munguar gjë. Për rezultatet teknike përgjigjet stafi teknik, jo presidenti. Përgjegjësia për lojën dhe rezultatet merret nga ne. Ai ka thënë që është i kënaqur nga loja.”, përfundoi trajneri i Partizanit, Ilir Daja.