SPORT, 29 Shtator 2021, 21:48

Atalanta e Gjimshitit merr kreun, Zenit fiton me katër gola

Atalanta e Gjimshitit merr kreun, Zenit fiton me katër gola


Kanë përfunduar dy ndeshjet e fazës së grupeve Atalanta me Young Boys dhe Zanit-Malmo.

Atalanta mori një fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur skuadrën e Young Boys me rezultat minimal 1-0 me golin e Pessinas në minutën e 68’.

Për Atalantën në këtë ndeshje nga minuta e parë ka luajtur mbrojtësi shqiptar Berat Djimsiti,

Zeniti nga ana tjetër ka shënuar fitore të thellë ndaj Malmos me rezultat 4-0 ku golat u realizuan nga Claudinho në minutën e nëntë, Kuzyayev në të 49’ dhe Sutormini në minutën e 80’.

Malo luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 53’ e ndeshjes kur nga loja me karton të kuq u përjashtua Ahmedhodzic.