SPORT, 29 Shtator 2021, 19:05

Nuk ndodhte prej 27 vitesh, shihni statistikën e veçantë të Interit

Nuk ndodhte prej 27 vitesh, shihni statistikën e veçantë

Interi pasditen e djeshme ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Shaktar Donjetsk, në sfidën e luajtur në Kiev, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions-it. Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, skuadra zikaltër pasditen e djeshme ka arritur një rekord të veçantë. Sipas kësaj faqeje, skuadra zikaltër ka barazuar 0-0 për të tretën herë radhazi me të njëjtën skuadër në të gjitha kompeticionet për herë të parë në vitin 1994, ndaj Napolit. Një statistike me të vërtetë e veçantë, ku skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi u rikthye pas në kohë, 27 vite.