LIFESTYLE, 24 Janar 2023, 14:49

Zbulohet pagesa stratosferike që iu bë Beyonces për 1 orë performancë në Dubai

Zbulohet pagesa stratosferike që iu bë Beyonces për 1 orë
Beyonce mbrëmë në koncertin në Dubai

Beyonce ka performuar dje në Dubai, me rastin e hapjes së një resorti të ri luksoz atje. Kjo ishte performanca e parë “live” e divës së muzikës që nga viti 2018.

42-vjeçarja ka performuar disa prej hiteve të saj, para shumë të pranishmëve, përfshirë edhe shumë fytyra publike.

Ajo ka kënduar këngët “Crazy in Love”, “Beautiful Liar”, “Naughty Girl”, “Freedom”, “Spirit” dhe “Be Alive”. Nw skenë asaj iu bashkuan edhe vajza e saj Blue Ivy Carter dhe bashkëshorti, Jay-Z.

Ylli amerikan i muzikës e përmbylli koncertin në mënyrë spektakolare me këngën, “Drunk in Love”. Më pas publiku e shijoi një spektakël të fishekzjarrëve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se ndër personat e famshëm që ishin të pranishëm në koncert ishin, Kendall Jenner, Chloe x Halle, Liam Payne dhe Rebel Wilson.

TMZ-ja ka raportuar të martën se për performancën e saj 60-minutëshe, Beyonce është paguar 24 milionë dollarë.

Përveç kësaj, ajo bashkë me familjen e saj kanë qëndruar në resortin “Atlantis The Royal Resort” për hapjen e të cilit u pagua që të performonte. Suita ku qëndroi ajo me fëmijët dhe bashkëshortin e saj në këtë resort kishte çmim prej 142 mijë dollarësh për natë, sipas raportimeve të Daily MaiL. Suita e cila kishte hapësirë prej 11 mijë metrash katrorë dhe ishte në katin e 22-të të resortit, përmbante katër dhoma gjumi, një kinema dhe pishinën e saj private.