LIFESTYLE, 19 Janar 2023, 17:46

Vrasja e kineastes në sheshxhirim, ngrihet akuza ndaj Alec Baldwin

Vrasja e kineastes në sheshxhirim, ngrihet akuza ndaj Alec Baldwin

Aktori Alec Baldwin do të akuzohet për vrasje të pavullnetshme për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins, e cila humbi jetën në një sheshxhirim filmi pasi u qëllua me armë.

Baldwin po luante në një skenë për filmin Rust kur ndodhi ngjarja e rëndë në tetor të vitit 2021. Për të njëjtën akuzë si Baldwin do të akuzohet edhe Hannah Gutierrez Reed.

Asnjëri nuk ka dhënë koment lidhur me këto akuza. Të enjten prokurorja e qarkut Santa Fe, Mary Carmack Altwies njoftoi në një deklaratë se do të ngriheshin akuza kundër tyre deri në fund të muajit.

“Aktori dhe producenti Alec Baldwin dhe armatorja Hannah Gutierrez-Reed do të akuzohen secili për dy akuza për vrasje të pavullnetshme”, thuhet në deklaratë.