LIFESTYLE, 23 Janar 2023, 09:16

"Luiz Ejlli na kërkoi ndihmë financiare"/ Dhoma e Noterëve konfirmon heqjen e licencës së noterit: Nuk e kishte hapur zyrën

"Luiz Ejlli na kërkoi ndihmë financiare"/ Dhoma e
Luiz Ejlli dhe urdhëri për t'i hequr licensën e noterit

Luiz Ejlli tregoi para dy ditësh në "BBV" se ai prej një kohe të gjatë ka ushtruar detyrën e noterit, mirëpo më pas ai dorëzoi vulat duke mos dhënë më tepër detaje.

Por sipas tpz.al që botoi urdhërin e Ministrisë së Drejtësisë, atij iu hoq licensa pas 8 viteve me motivacionin se nuk kishte bërë asnjë punë prej vitesh. Më 12 mars 2021, pas një kontrolli të ushtruar te adresa e zyrës së avokatisë që kishte paraqitur, Ministria e Drejtësisë vendosi t’ia heqë licensën, sepse, pas 5 majit 2018, nuk kishte kryer asnjë veprim noterial. Urdhëri ishte firmosur nga ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.(LEXO KETU) 

Këtë e konfirmoi edhe Dhoma e Noterëve e cila tha se Ejllit iu hoq licensa në vitin 2021 pasi për një periudhë të gjatë kohore ai nuk e kishte hapur zyrën. 

“Luizi vazhdoi punën nga 2013 deri në 2021. Kishte një periudhë kohë të vazhdueshme që nuk kishte hapur zyrën. Adresën që ka dhënë Luizi ishte një adresë që nuk ka ekzistuar më. Urdhëri ka qenë për heqjen e licensën”, thanë ata.

Në vitin 2018 Luizi kishte bërë një kërkesë në Dhomën e Noterëve për një ndihmë monetare për arsye shëndetësore.

“Mu duk e habitshme kur e dëgjova. Nuk më erdhi mirë, në fund të ditës ka qenë pjesë e komunitetit tonë dhe një noter nuk mund të gënjejë. Ka qenë viti 2018, maj a qershor Luizi ka qenë noter. Kërkesa më është dërguar mua dhe thotë “Unë Luiz Ejlli noteri i anetarësuar pranë Notërëve në Tiranë parashtroj kërkesën time lidhur me akordimin e një fondi të arsyeshëm nga Dhoma e Noterëve në Tiranë si një noter në vështirësi financiare për arsye probleme shëndetesore dhe të ardhrua të pakta nga puna. Nuk ka cilësuar as tumor dhe as jo tumor. Atëherë lekët i kanë kaluar pasi u mor vendimi, të gjithë anëtarët votuan në unanim ja kam kaluar pastaj lekët në llogarinë e tij. Ka qenë i pari dhe i fundi që dikush ka kërkuar ndihmë financiare për arsye shëndetësore”,-tha një përfaqësues i Dhomës së Noterëve.