LIFESTYLE, 20 Janar 2023, 10:56

“Ika fshehurazi prindërve”, Meta për fëmijërinë: Shkova me çunat nga liqeni, më vodhën këmishën

“Ika fshehurazi prindërve”, Meta për

Në një intervistë ndryshe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur në emisionin ‘7 pa 5’ mbi pasionet, fëmijërinë e tij dhe karriera në politikë.

Nga liqeni Artificial, i veshur me kostum sportiv, Meta tregoi detaje të pathëna nga jeta e tij dhe pasionin për sportin.

Meta tregoi ndër të tjera se si bashkë me shokët e fëmijërisë shkonin fshehurazi në liqenin artificial për të kaluar kohën pas mësimit dhe pas stërvitjes. “Liqeni padyshim që së pari ka kujtime për çdo fëmijë që ka jetuar në Tiranë, para viteve 90 ku mundësia për të ikur në Durrës ishte shumë e kufizuar edhe ku pothuajse të gjithë fëmijët dhe të gjithë çunat dilnin nga liqeni. Dhe unë kam një rast shumë interesant kur vija me çunat e lagjes sime këtu Pazarit të Ri dhe më vodhën dhe këmishën dhe u zbulova në shtëpi që kisha qenë të liqeni. Pasi prindërit gjithmonë më thoshin mos shko te liqeni se atje mbytën fëmijët, edhe unë I thosha që po shkojmë tek pallati i Pionerëve edhe u kuptua që kisha qenë tek liqeni.”, tha Meta.