LIFESTYLE, 21 Janar 2023, 20:32

Të çmendur pas Luiz Ejllit, lokali në Tiranë ofron pije falas për fansat e këngëtarit

Të çmendur pas Luiz Ejllit, lokali në Tiranë ofron pije

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një idhull për një pjesë të madhe të publikut, që kur ai u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania që po transmetohet në televizionin “Top Channel”.

Ish-pjesëmarrësi në Eurovizion 2006 ka shkaktuar një “boom” reagimesh në rrjetet më të mëdha sociale, me komente nga më pikantet.

Të çmendur pas Luiz Ejllit, lokali në Tiranë ofron pije

“Çmenduria” e fansave është e tillë, sa së fundmi një lokal në Tiranë ka vendosur të ofrojë pije falas për të gjithë fansat e Luizit, të cilët do ta frenkuentojnë barin.

Këtë e ka bërë të ditur ish-banori i edicionit të parë të Big Bropther VIP Albania, Meridian Ramçaj përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.

Ramçaj ka publikuar pamje nga lokali në kryeqytetin e Tiranës ku ishte vendosur fotografia e këngëtarit ndërsa sipër tij shkruhej: “Pije falas për mbështetësit e Luizit”.

Të çmendur pas Luiz Ejllit, lokali në Tiranë ofron pije

Fansat e artistit po tregojnë mbështetjen e tyre edhe duke dërguar dorën të shumtë sipër shtëpisë së famshme, ndonëse produksionin e ka ndaluar një gjë të tillë.

Një akt tjetër “dashurie” për këngëtarin ndodhi edhe kur një numër fansash u mblodhën për të protestuar për Luizin jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.