LIFESTYLE, 4 Maj 2022, 18:59

Fjolla Morina shoqërohet në polici (detajet)

Fjolla Morina shoqërohet në polici (detajet)

Këngëtarja Fjolla Morina është shoqëruar sot në polici. Ajo është shoqëruar në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.

Avokati i këngëtares Fjolla Morinës, Fanol Krasniqi  ka thënë se “Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”, ka thënë Krasniqi për Paparacin.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Morina kërkohet nga 21 prilli 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Shoqërimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.

Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL’i./Ekspres