TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fjolla Morina është një nga këngëtaret më të përfoluara të showbizit shqiptar, e cila shpesh ndan edhe foto provokuese në rrjetet e saj sociale. Artistja ka festuar ditëlindjen e saj me një festë të ‘çmendur’ me miqtë teksa i ka publikuar pamjet dhe në Instagram.
Këngëtarja ka mbushur 36-vjeç teksa ka marrë dhe urime të shumta nga miqtë e saj apo familjarët. Në storyt e publikuara Fjolla kishte organizuar një festë të madhe e cila duket se ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.
Ajo duket se e ka shijuar shumë teksa shihet duke kënduar dhe kërcyer gjatë festës. Artistja si gjithmonë me veshjet e saj provokuese kishte zgjedhur të vishte një fustan të ngushtë mbas trupit që i vinte në dukje format e saj perfeke trupore.
Kujtojmë se rreth dy muaj më parë Fjolla i dha fund martesës me biznesmenin e njohur Fisnik Sylën. Raportohet se ata kanë pasur një divorc me shumë debate dhe akuza të forta për xhelozitë, por edhe për paratë. Kujtojmë se biznesmeni kosovar vinte në këtë marrëdhënie pasi kishte braktisur gruan e tij dhe fëmijët, ndërsa Fjolla kishte lënë pas një marrëdhënie tejet konfliktuale, që përfundoi edhe me dhunë. Të gjithë e mbajmë mend edhe ‘dasmën’ përrallore në Maldives të dyshes, teksa këngëtarja ndodhej në arrati.