TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjergj Zaharia ka festuar ditëlindjen e tij të 70-të. Duket se ky rast ka bërë që familja të bashkohet.
Edhe pse kanë rreth 30 vite që janë divorcuar, aktorja Yllka Mujo dhe Gjergj Zaharia ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ata u shfaqën së bashku në ditëlindjen e Gjergjit.
Aktori Amosi dhe Elia kanë publikuar foto me prindërit e tyre. Vetë Gjergji më pas ka publikuar në “Facebook” disa foto ku shihen të katër. “70 vjet me zemrën plot”, ka shkruar ai krahas fotove.
Aktori Gjergj Zaharia dhe Yllka Mujo janë prindër të dy aktorëve të dashur për publikun Amos dhe Elia Zaharia.
Ata janë divorcuar 30 vite më parë por ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Ata gjithashtu janë një shembull shumë i mirë për çiftet të cilët ndodhen në të njëjtën situatë.