TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa ditë më parë, Beatrix Ramosaj publikoi këngën e saj më të fundit “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek teksa dukej se teksti i është dedikuar ish-partnerit, Donald Veshajt.
Por ndonëse marrëdhënia me Donaldin dështoi shumë shpejt, këngëtarja po prek suksesin me projektin e fundit që u shndërrua menjëherë në hit. Kur nuk ishin mbushur ende 24 orë nga publikimi i këngës, “Ma shumë se ti” numëroi mbi 400 mijë klikime në You Tube. Ndërsa sot numëron mbi 1 milionë.
Kënga u prit me komente pozitive dhe mbështetëse për të, teksa shumë nga fansat e saj nuk i kanë kursyer edhe ironitë për aktorin.
Së fundmi modelja ka zbuluar për ndjekësit e saj në InstaStory se diçka e re po vjen, teksa shihet në një studio muzikore duke punuar për një projekt të ri.
“Shumë e emocionuar “– ka shkruajtur artistja krahas videos.
Ndërkohë në postimin tjetër këngëtarja ka treguar për ndjekësit e saj se sapo e ka përfunduar këngën e re.
“Sapo përfundova këngën time më të re”- zbuloi ajo.
Që pas suksesit të këngës ‘Faj’ dhe ‘Ma shumë se ti’ duket se Beatrix do t’i përkushtohet goxha muzikës dhe do të sjellë për fansat e saj shumë projekte të tjera muzikore. Të gjithë janë kuriozë të dinë se kur do ta lançojë këngën e përfunduar dhe kujt do t’i dedikohet.