TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti amerikan Joe Biden është bërë objekt humori në rrjetet sociale, pasi në përfundim të fjalimit të tij në Karolinën e Veriut, u duk se ofroi një shtrëngim duarsh për dikë që nuk dukej askund.
Pasi tha se administrata e tij ka punuar për të rindërtuar zinxhirët e furnizimit dhe për të nisur një rimëkëmbje ekonomike, Biden u kthye djathtas dhe shtriu dorën sikur po ofronte një shtrëngim duarsh.
Më pas ai ktheu shpinën nga publiku dhe qëndroi për disa sekonda i hutuar, e më pas u largua nga skena.
Ky moment më pas është bërë viral në rrjetet sociale.
After Biden finished his speech, he turned around and tried to shake hands with thin air and then wandered around looking confused pic.twitter.com/ZN00TLdUUo
— Washington Free Beacon (@FreeBeacon) April 14, 2022