LIFESTYLE, 13 Prill 2022, 15:41

Një ditë pasi u shfaq në emisionin e Rudinës, Eranda përballet me të papriturën

Një ditë pasi u shfaq në emisionin e Rudinës, Eranda

Këngëtarja Eranda Libohova është një nga personazhet që i dashuron kafshët.

Madje dy ditë më parë në ditën botërore të tyre, këngëtarja u shfaq në emisionin “Rudina” me dy qentë e saj Tekila dhe Whisky.

Ajo tregoi se Whiskyn e kishte gjetur në gjendje të mjeruar disa vite më parë përpara shtëpisë së saj dhe pasi e kishte mjekuar kishte vendosur ta adoptonte.

Kaq ka mjaftuar dhe familja e vërtetë e qenit u shfaq një ditë më pas në shtëpinë e Erandës, duke i thënë artistes se qeni i tyre quhej Roksi dhe se ai ishte larguar nga shtëpia.

Edhe pse u kujdes për shumë vite për qenin, Eranda Libohova e ka dorëzuar atë tek familja e tij e parë, por ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë për të.

“Fale emisionit te djeshem te @rudinamagjistari Whisky u ribashkua me familjen e tij te pare. Ata jo vetem qe nuk e kishin braktisur por vazhdimisht e kishin kerkuar.
Edhe pse emrin e ka Roksi per mua do te mbetet gjithmone Whisky dashuria…
Rudina faleminderit!
Te duam shume!”- shkruan artistja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eranda Libohova (@erandalibohova)