TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Beatrix Ramosaj publikoi dje këngën më të re në bashkëpunim me Dj Geek. Kënga duket si një dedikim për Donald Veshaj, me të cilin krijoi një lidhje kur ishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Përmes rreshtave, këngëtarja thotë se është përdoru nga aktori i humorit dhe se ai nuk e ka dashur kurrë.
“S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton” thotë mes të tjerash Beatrix gjatë këngës. Mirëpo, nuk është vetëm teksti i këngës që tërhoqi vëmendjen por dhe paraqitja e këngëtares. Beatrix shfaqet me një kostum latex të zi nga koka te këmbët dhe me një maskë në fytyrë ku duket si një “catwoman”.
Kjo veshje nuk është aspak e rastësisshme. Beatrix ka zgjedhur të kalojë nga MJ te Catwoman. MJ është partnerja e Spiderman, personazhit të preferuar të Donaldit. Kur ishte brenda shtëpisë së famshme, aktori ka treguar shpeshherë adhurimin për super heroin.
Madje, Trixa bëri dhe shenjën tipike që bënte Donaldi, si një mbështetje gjatë kohës kur ishte në Dubai. Kujtojmë që kënga vjen vetëm dy ditë pasi Donaldi theu heshtjen dhe pranoi publikisht se po përpiqej të rifitonte Bora Zemanin.
Përmes një postimi në Instastory, aktori tha se kishte mbyllur disa porta që nuk duhej t’i kishte hapur kurrë. Më tej, ai shkroi se po pret që me ndihmën e diellit “Bora të shkrihet”.