TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rastet e fallxhoreve në vendin tonë nuk kanë të sosur, por ankesat kësaj radhe në redaksinë e Fiksit mbërritën nga Korça.
Një fallxhore që të gjithë e njihnin si teta Monda, pretendon se zgjidh probleme. Mjafton 5000 lekë dhe teta Monda të heq magjitë .
Menjëherë Fiksi vihet në lëvizje dhe një bashkëpunëtore shkon paraqitet tek fallxhorja. Fillimisht teta Monda i lexon filxhanin. Në lexim e sipër Monda gjen në filxhan se burri i klientes së saj në këtë rast bashkëpunëtorja e Fiksit i gjen në filxhan se burri ka një dashnore (buçe e quan ajo) dhe kjo dashnorja i ka bërë magji, që e ka larguar nga familja dhe i merr lekë.
Teta Monda premton që do t’ja heqë magjinë, do ta largojë dashnoren nga ai dhe do ta bëj burrin që t’i rikthehet sërish familjes. E gjitha kjo ka një procedurë të cilën Fiksi e transmetoi mbrëmjen e së premtes. Teta Monda me plumb të shkrirë të largon magjinë, por kjo punë e saja ka një kosta prej 5000 lekësh. Duke rënë dakord fallxhore Monda fillon me procedurën.
Fillon e shkrin plumbin, pasi e shkrin e mbulon bashkëpunëtoren e Fiksit me peshqir të verdhë dhe magjinë e prish duke e shuar plumbin mbi kokë në një gotë me ujë.
Ujin e përftuar nga magjia e prishur e hedh në një shishe ku ka hedhur dhe qiqra, që ia jep me vete vajzës dhe atë ujë duhet t’ia japi burrit që ta pijë. Në këtë mënyrë sipas fallxhore Mondës shpëlahet magjia. Po me të njëjtin ujë Monda edhe e këndon duke i lyer kokën, spërkatur trupin, madje ia jep edhe ta pijë.
Më pas teta Monda lexon plumbin e shkrirë. Pastaj këtë plumb të shkrirë e mbështjellë me një facoletë dhe e këshillon që ta hedhë në një lumë pa e kthyer kokën mbrapa . Plumbin e shkrirë duhet ta marrë rrjedha e lumit në mënyrë që të largohet magjia.
Biseda e fallxhores me të infiltruarën e Fiks Fare.
Teta Monda – Hajde mbylle derën .Ulu atje. Do pish njëherë kafe që të shlodhesh?
Fiksi – Po tani ti e di, çfarë do më shohësh, çfarë do më bësh. Unë jam në dorën tënde tani.
Teta Monda –Mos e diskuto fare tani, mos ta dëgjoj atë fjalë. Ja se unë i kam gjërat reale nuk di të gënjej, të mashtroj.
Fiksi – Gënjeshtare mashtruesa ka sa të duash që të marrin lekët.
Teta Monda – Dëgjo teta Mondën, zoti vonon por nuk harron, i përvëlon zoti mos ki merak. Thuaji të drejtën tjetrës di apo nuk di.
Teta Monda – Po lekët. Urdhëro Rajmonda Banushi. (Kthen filxhanin) Vetë ti, tjetër?
Fiksi – Burri, familjen edhe djalin.
Teta Monda – Je shumë me probleme ti çupë, shumë probleme.Zemra që kur është bërë kurora e këtej ke pasur shumë probleme, ke hequr shumë probleme shumë siklete. Por aman edhe nga ana e rrugës përse nuk je e qetë? Me A kë ke? Mashkull? Është bashkëshorti ky?
Teta Monda – Pse ka marrë shumë përpjetë ky? Po fajtore nuk je ti zemër. Është kaq sa ty, pak më i mbushur. Pse dilni me llafe dhe me kurriz të kthyer? Mos u bëj merak se këtij i kanë bërë një diçka. Ka diskutuar me femër tjetër ky? Le të vazhdoj nuk ka çfarë të të bëj. Dëgjo mua. Tani për tani është me magji shumë të madhe urdhëro si ka dalë i shtrirë këtu.
Teta Monda –Po, nuk të ndërron me buçe tjetër në rregull je? Po ti thua Monda si mund ta duroj unë? Ja me po ta them unë, si mund ta honeps me këtë buçen unë. Po ajo nuk të arrin ty dot sa të kesh jetën. Po me R, L kë ka? Ose nga ana e asaj plere, po ajo është sa ke ti shalën, është çereku tënd. Është një femër buçe, e përdalur në rregull. Po dëgjo nuk do haj bukë, dëgjo teta Mondën. Se kjo buçja diçka i ka bërë. Kjo e do vetëm për interes, në rregull. Do ti kaloj magjia këtij, këto që do të them unë ti do ti bësh se sbën në rregull?
Teta Monda – Do ta mbledh mendjen tani me këto që do të bëjmë tani ne, por do të duket gjë e pabesuar.Me të bërë këtë, ky do të vij bam bam dhe këtu do jemi dhe do thuash teta Monda perëndi je do thuash.Kur vjen në shtëpi ky, do që ti mbuloj gjërat sikur nuk ka ndodhur gjë, mos ja vër veshin se kjo buçja ja ka bërë, po kjo do heqi një siklet, që ti do mbash sehir të keqën teta Monda, në rregull.
Teta Monda – Dëgjo, tani unë do të tres plumba.
Teta Monda – Një, Teta Monda do të këndoj qiqrra, dy në rregull? Që të largohet edhe nga ajo buçja. Si do t’i bëj unë ato qiqrrat, ti do t’i bësh siç do të them unë që do shkruash,në rregull?
Teta Monda –Plumbin do spërkasësh të gjithë shtëpinë, kur të dojë ujë ai, atë ujë do ti japësh, do ta fusësh në frigorifer, që ti lahet magjia. Plumbin do ta tres ne syrin tënd, të gjitha do bëhet në syrin tënd, në rregull? Që të të thotë teta Monda, që bëjnë kaq apo të bëjnë kaq moj çupë, unë them çupë bëjnë pesëdhjetë mijë lekë ( të vjetra), në rregull xhan. /TCH