LIFESTYLE, 29 Dhjetor 2025, 14:17

U rendit e dyta në “Festivalin e Këngës”, Sheila Haxhiraj tenton sërish! I futet garës për të përfaqësuar një tjetër flamur në Eurovision

U rendit e dyta në “Festivalin e Këngës”, Sheila

Sheila Haxhiraj nuk e mbylli rrugëtimin e saj me vendin e dytë në Festivalin e Këngës 64. Këngëtarja shqiptare po kërkon një derë tjetër për skenën e Eurovizionit dhe e ka gjetur atë në San Marino.

Pas suksesit me “Zemra e Tokës”, këngë që u prit shumë mirë nga publiku, Sheila është përzgjedhur për të marrë pjesë në Finalen Kombëtare të San Marinos 2026. Ajo do të konkurrojë me të njëjtën këngë, duke kaluar fillimisht fazën e audicioneve më 29 janar.

San Marino, duke qenë një shtet i vogël, prej vitesh e ka hapur garën për artistë ndërkombëtarë, duke u dhënë atyre mundësinë të përfaqësojnë vendin në Eurovizion. Sheila e ka konfirmuar vetë këtë hap përmes rrjeteve sociale.