TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aludimet për një ndarje të mundshme mes moderatores Grida Duma dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjet. Së fundmi dyshimet për një krisje në marrëdhënien e tyre janë përforcuar pas faktit që nuk ndiqen më në rrjetet sociale.
Në profilin zyrtar të moderatores në Instagram, Ervin Salianji nuk figuron në personat e ndjekur nga Duma. Nuk dihet nëse Duma i ka bërë bllok apo vetëm e ka hequr nga followers, por nga ana tjetër Salianji e ka akoma.
Lëvizja vjen pas një deklarate të bërë nga moderatorja, ku Partia Demokratike ka aluduar së fundmi se Duma ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për Endri Shabanin si Avokatit të Popullit dhe se është pas lëvizjes së Ervin Salianjit.
Duma me tone të ashpra u shpreh se nuk ka guxim askush që t’i bëjë pis emrin dhe reputacionin që ka ndërtuar ndër vite. Moderatorja theksoi se nuk ka negociuar me askënd dhe qëndron larg çështjeve të 'pushtetshme', sipas saj, "alla Edvin apo alla Ervin".

