LIFESTYLE, 27 Dhjetor 2025, 16:24

Orinda Huta kundër festivaleve: Ambient me energji negative, harxhon dhe lodhesh pafund! Vetëm kënga kushton…

Orinda Huta kundër festivaleve: Ambient me energji negative, harxhon dhe

Moderatorja dhe producentja Orinda Huta ka folur hapur për realitetin e festivaleve muzikore në Shqipëri, duke vënë në pah kostot e larta dhe lodhjen emocionale që, sipas saj, i shoqërojnë shpesh këto evente.

E ftuar në emisionin “Andale”, Huta u ndal te barra financiare që rëndon mbi artistët, duke theksuar se vetëm realizimi i një kënge mund të kushtojë mijëra euro.

“Kur futesh në një ambient me energji të keqe dhe harxhon pafund, vetëm kënga shkon 5 mijë euro, pa llogaritur veshjen. Janë shpenzime që të bëjnë të pyesësh veten pse duhet t’i bësh,” u shpreh ajo.

Sipas saj, problemi nuk është vetëm financiar. Huta thekson se klima jo pozitive dhe energjia e gabuar brenda festivaleve e bëjnë procesin edhe më të lodhshëm për artistët dhe figurat publike.

“Pastaj hyn edhe energjia jo e mirë dhe e gjen veten duke thënë: pse duhet të lodhem unë?”, shtoi moderatorja.

Deklarata e Orinda Hutës ka hapur diskutime mbi mënyrën se si organizohen festivalet në vend, duke ngritur pikëpyetje për mbështetjen reale ndaj artistëve dhe për raportin mes sakrificave që ata bëjnë dhe vlerës që marrin në këmbim.