TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kompania Google po përgatit një ndryshim madhor në shërbimin Gmail, duke i dhënë fund një prej kufizimeve më të kritikuara nga përdoruesit: pamundësisë për të ndryshuar adresën e email-it.
Sipas mediave ndërkombëtare, Google planifikon t’u mundësojë përdoruesve me adresa @gmail.com të krijojnë një adresë të re, pa humbur të dhënat personale, mesazhet apo aksesin në shërbimet ekzistuese.
Aktualisht, ky funksion i ri është përmendur vetëm në versionin në gjuhën hindi të faqes së mbështetjes së Google, çka – sipas CNBC – lë të kuptohet se testimi mund të nisë fillimisht në Indi, përpara se të shtrihet gradualisht në nivel global.
Sipas informacionit të publikuar, përdoruesit që vendosin të ndryshojnë adresën e tyre të Gmail do ta ruajnë automatikisht adresën e vjetër si pseudonim. Kjo do të thotë se:
E-mail-et e dërguara në adresën e vjetër do të vazhdojnë të mbërrijnë normalisht në inbox
Adresa e mëparshme do të mbetet aktive për identifikim në shërbime si Google Drive, Maps dhe YouTube
Përdoruesit do të kenë mundësinë ta rikthejnë ose ripërdorin adresën e vjetër në çdo moment
Megjithatë, Google ka vendosur edhe disa kufizime: pas ndryshimit të adresës, përdoruesit nuk do të mund të krijojnë një tjetër adresë të re për 12 muaj, si dhe nuk do të kenë mundësi të fshijnë adresën e sapozgjedhur.