LIFESTYLE, 20 Qershor 2023, 19:17

U dënua për pedofili, ndërron jetë në moshën 80-vjeçare Barry Bethell

U dënua për pedofili, ndërron jetë në moshën

DJ Barry Bethell, i cili u bë fytyra e Slimfast në vitet 1990, ka vdekur në moshën 80-vjeçare pasi u burgos për ngacmim seksual ndaj një vajze të re.

Pedofili i dënuar fitoi famë pasi u shfaq në reklamat televizive të firmës për humbje peshe.

The Sun raporton se Bethell, i cili u burgos për katër vjet në 2009 për sulm seksual ndaj një vajze 13-vjeçare, ka ndërruar jetë.

Bethell, nga Chestfield, Kent, joshi vajzën adoleshente në shtëpinë e tij në Ëhitsable, Kent dhe i premtoi asaj se do ta ndihmonte të futej në shoëbiz.