TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, duke komentuar videon e publikuar të Safet Gjicit, tha se ka video edhe më të rënda të prezantuesve të njohur në vend.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, Veleshnja shprehet se skandali i Gjicit është një gjë e vogël në krahasim me shumë ngjarje të tjera që ndodhin në vendin tonë.
“Ne kemi prezantues të mëdhenj ekranesh, të njohur emisionesh që janë perversa dhe bëjnë gjëra shumë të frikshme, jo si kjo e Safetit. Bëjnë gjëra shumë të frikshme, ngatërrohen nëpër familje. Hajde, se do dalin dhe këto të tjerat. Kështu që kjo e Safetit ishte më vogla.”– deklaroi aktori.