LIFESTYLE, 19 Qershor 2023, 18:23

Shkencëtarët zbulojnë dinosaurin 72 milionë vjeçar që ka jetuar në këtë vend të botës

Shkencëtarët zbulojnë dinosaurin 72 milionë vjeçar

Shkencëtarët, në një studim të ri, zbuluan mbetje të reja fosile të një dinosauri nga speciet e rosave – të quajtura Gonokokken nanoi – që jetonin në Kili, 72 milionë vjet më parë.

Dinosauri që ushqehej me bimë kishte një peshë prej gati një ton dhe, sipas vlerësimeve, mund të rritet deri në 4 metra në gjatësi. Hulumtimi i publikuar në revistën “Science Advances” u bazua në hetimin prej dekadash mbi mbetjet e krijesës që ha bimë. Gonkoken përbëhet nga dy fjalë nga gjuha e popullit indigjen Aonikenk, i cili banoi në Patagoni deri në fund të shekullit të 19-të.

“Gon” do të thotë “i ngjashëm me”, dhe “koken” do të thotë “rosë e egër” ose “mjellmë”. “Nanoi” është në shenjë mirënjohjeje për Mario ‘nano’ Ulloa, një ish-blegtor që i ka dhënë mbështetje ekipit që në zbulimet e para.

Paleontologët duhej të siguroheshin që fosilet i përkisnin të njëjtës specie dhe t’i kontrollonin ato me speciet tashmë të hulumtuara përmes të dhënave ekzistuese, për të verifikuar se ishte një lloj i ri dinosauri. Me ndihmën e të dhënave dhe gjetjeve të disponueshme, shkencëtarët ishin në gjendje të ndërtonin në mënyrë dixhitale skeletin – dhe tani ata po planifikojnë të krijojnë një printim 3D në mënyrë që të mund të shfaqet në publik.