LIFESTYLE, 19 Qershor 2023, 17:05

U rrëzua papritur në skenë teksa performonte, ndërron jetë reperi i njohur

U rrëzua papritur në skenë teksa performonte, ndërron

Reperi amerikan Big Pokey ka vdekur pasi u rrëzua gjatë një performance në Teksas. Artisti, emri i vërtetë i të cilit ishte Milton Powell, po performonte në një bar të shtunën, kur u rrëzua mbrapsht në skenë. Dëshmitarët nxituan për të ndihmuar 45-vjeçarin përpara se ai të dërgohej në një spital aty pranë. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë të dielën.

Videoja që qarkullon në mediat sociale tregon se Powell bie papritur mbrapsht me mikrofonin në dorë teksa performonte në Barin Pour09 në Beaumont. Megjithatë, shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Powell ishte i njohur si anëtar themelues i “Screwed Up Click”, një grup me ndikim hip-hop i artistëve nga Hjuston. Powell u rendit në Billboard Hot 100 kur u shfaq në këngën e Paul Wall, “Sittin Sidewayz” në 2005-ën. Vitin e kaluar, ai u shfaq në “Southside Royalty Freestyle” të Megan Thee Stallion. Artistë të ndryshëm kanë bërë homazhe për Powell.