LIFESTYLE, 19 Qershor 2023, 17:51

E sulmoi me telefon në kokë teksa bënte shqiponjën në skenë, arrestohet agresori në koncertin e Bebe Rexhës

E sulmoi me telefon në kokë teksa bënte shqiponjën në

Arrestohet agresori që sulmoi këngëtaren Bebe Rexha teksa kjo e fundit performonte në koncertin e saj të fundit në New York.

Këngëtarja u godit me një telefon në kokë. Ylli i Popit po bënte shqiponjën kur u sulmua nga një fans, më pas ajo u dërgua menjëherë në spital, ku iu nevojitën tre të qepura në kokë.

Autoritetet kanë konfirmuan se agresori është Nicolas Malvagna, 27 vjeç, nga New Jersey, është arrestuar dhe akuzuar për sulm. Fansat njoftuan sigurinë menjëherë pasi Malvanga dyshohet se hodhi telefonin. Fansat i bërtisnin dhe po e ofendonin Malvanga-s teksa ai u shoqërua nga vendi i ngjarjes duke bërtitur ‘ky është sulm’.