LIFESTYLE, 17 Qershor 2023, 19:16

“Shpata e vërtetë në gur”, historia e veçantë e kishës ku u martuan sot Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

“Shpata e vërtetë në gur”, historia e

“The Abbey of Saint Galgano” është emri i kishës në provincën e Sienës, në rajonin e Toskanës, ku sot i kanë premtuar njëri-tjetrit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj. Ndonëse çifti është treguar shumë diskret për të zbuluar detajet, por edhe të ftuarit e tyre, disa copëza interesante nga vendi magjik që kanë zgjedhur për t’i thënë “Po” njëri-tjetrit në shtëpinë e Zotit janë lehtësisht të gjendshme.

Kisha “San Galgano” dallon për muret pa çati të stilit gotik dhe është një ndërtim i shekullit XIII. “San Galgano” ndodhet në Val de Merse, vetëm 35 km në jug të Sienës, dhe mund të arrihet me makinë afërsisht për 50 minuta.

Abbey e San Galgano: Shpata e vërtetë në gur

“Shpata e vërtetë në gur”, historia e

Vendi ka dy pamje me interesante: Manastiri, i cili përfshin kishën e madhe pa çati dhe gurin e madh me shpatën e vërtetë të ngulur. Legjenda tregon se San Galgano doli në pension rreth vitit 1170 për të jetuar si vetmitar. Ai hoqi dorë përfundimisht nga lufta për të filluar një jetë të re me besim. Si simbol për paqen, nguli shpatën e tij në një gur, i cili mund të shihet edhe sot. Nëse ecni nëpër rrugicën e bukur me selvi (këtu Arbana bën shpesh foto), shikoni lart manastirin që të çon në hyrjen e Abbey-t. Ka një hyrje të vogël që të fut në kishë – e para e stilit gotik, e ndërtuar në Toskanë, e cila tani është pa çati.

“Abbey” u ndërtua rreth viteve 1218 dhe 1288 nga murgjit cistercianë, të cilët zakonisht i ndërtonin manastiret e tyre pranë lumenjve (në këtë rast Merse) dhe përgjatë rrugëve të rëndësishme (la Maremma). Zia e bukës në 1329 dhe murtaja në 1348 goditën keq komunitetin dhe në fund të shekullit të 15-të, murgjit u shpërngulën në Siena. Kisha është një ndër objektet e kultit më të dashura të zonës, edhe për shkak të historisë së saj interesante, por Siena është e mbushur me kishëza të vogla të tjera, të cilat gjithashtu kanë historinë e tyre.

Në këtë vend, ku Arbana dhe Edi i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit sot, me siguri do të udhëtojnë edhe kureshtarë të tjerë që do të vizitojnë Toskanën, një prej vendeve më piktoreske në Itali. Tani na ngelet të presim vetëm fotot e çiftit të sapomartuar në kishën historike.

“Shpata e vërtetë në gur”, historia e

“Shpata e vërtetë në gur”, historia e

“Shpata e vërtetë në gur”, historia e