TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare operatori i filmave shqiptarë, Pëllumb Kallfa. Kallfa ishte operator në shumë filma shqiptarë, ndër të cilët edhe në atë të “Lulëkuqe mbi mure”.
Kush ishte Pëllumb Kallfa?
Operator i filmave kronikale, dokumentare dhe artistik, drejtor fotografie ne Kinostudio “Shqiperia e Re”, ndërsa ishte nderuar me titullin; Artist i Merituar. Ai lindi në Tiranë me 28 gusht 1945. Mbasi mbaroi Universitetin ne Tirane, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, u vendos si operator ne Kinostudio dhe shume shpejt fillon te xhiroi mjaft kinoditare, filma kronikale dhe dokumentare, nga këto te fundit mbi 25 te tille.
E fillon ne vitin 1971 me “Mes shume mish per popullin” duke vijuar me “Basketbollista n10” ne vitin 1972, “Shqiperia turistike” (1972); “Duke perdorur rrezatimet berthamore” (1973); “Jeta e permendoreve” (1975); “Ansambli yne ne Itali” (1979);
Më pas vijon me dokumentare “ABC…ZH” (1971) dhe “Cuca e maleve” (bashkeoperator me Dh. Anagnostin). Me pas vijon ne filmat e njohur “Lulekuqe mbi mure”; “Gjeneral Gramafoni” (bashkeoperator me V. Gjiken); “Ne çdo stine”; “Shoku yne Tili”; “Vendimi” ;” Perralle nga e kaluara”; “Pranvera s`erdhi vetem” ;”Vitet e pritjes”; “Udhetim ne pranvere”; “Streha e re”; “Dollia e dasmes sime”; “Thesari” ;”Nje vonese e vogel”; “Guret e shtepise sime”; “Vjeshte e nxehte `41”; ”Gabimi”; “Ngjyrat e kohes”; “Qind per qind”.