TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Thuhet se dashuria nuk njeh moshë, këtë na e vërtetojnë edhe personazhet e njohur të botës së muzikës, artit dhe televizionit, të cilët kanë zgjedhur partnerë më të mëdhenj se vetja e tyre. Diferenca mes disa prej tyre është nga 10 deri në 20 vjet.
Por, siç thotë një fjalë, vitet janë vetëm numër, ngase secili prej çifteve të famshme janë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Edhe pse disa prej tyre kanë zgjedhur partnerë të huaj, kjo nuk i ka penguar aspak që lidhjet e tyre të jenë shumë interesante.
Më poshtë mund të shihni se cilët janë të famshmit e showbizit shqiptar që kanë diferencë të madhe në moshë.
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj
Dyshja të cilët kanë kurorëzuar dashurinë me martesë, kanë 15 vite diferencë, dhe janë prindër të një vajze.

Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov
Këngëtrja shqiptare ka një diferencë prej 25- vitesh me bashkëshortin e saj nga Maqedonia. Ata janë prindër të një djali.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj
Moderatorja dhe regjisori kanë 6 vite diferencë, Arbana është më e madhe edhe pse ky fakt nuk përbën problem në lidhjen e tyre ata janë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Ndërkohë, moderatorja e dashur ka dhe një djalë nga ish-bashkëshorti i parë.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në shtator të vitit 2022. Armina dhe Shkëlzeni bashkëjetojnë prej shumë vitesh së bashku dhe kanë një diferencë moshe plot 14 vite.
Andrra Destani dhe Sinan Hoxha
Kur këngëtari prezantoi të dashurën e tij, të gjithë komentuan se ajo ishte shumë e re, por kjo nuk i ka shqetësuar aspak çiftin. Ata kanë plot 20 vite diferencë.

Gjergj Leka dhe Erisela Marko
Kantautori i njohur është i fejuar me regjisoren Erisela Marko. Çifti ka 22 vite diferencë, por vitet nuk përbëjnë problem as për ta.
Sara Hoxha dhe Ledion Liço
Ndonëse duken si një çift moshatar për shkak se të dy kanë stil modern, në fakt Ledioni është 10 vite më i madh se Sara. Ata janë prindër të 3 djemve.

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi
Çifti televiziv kanë 13 vite diferencë dhe janë prindër të një djali.

Zaimina Vasjari dhe Klodian Asllani
Ata janë po ashtu një çift me diferencë moshe prej 10 vitesh, por kjo nuk i ka penguar ata të ndërtojnë një familje të bukur.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi
Moderatorja dhe reperi kanë shumë vite në krahë të njëri-tjetrit, edhe pse diferenca mes tyre është 8-vjeçare, ata janë prindër të një vajze të quajtur Marget.

Eliza Dushku dhe Peter Palandjian
Tjetër e famshme që u martua me partner në moshë më të madhe është edhe aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku. Ajo është e martuar me Peter Palandjian, me të cilin ka 17 vite diferencë.
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli
Ata u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe po vazhdojnë njohjen e tyre edhe pas daljes nga shtëpia e famshme. Ata kanë plot 10 vite diferencë.
Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian
Edhe modelja e njohur shqiptare dhe bashkëshorti i saj kanë dallim me njëri-tjetrin sa i përket moshës. Çifti kanë diferencë në moshë 9 vite.
