LIFESTYLE, 2 Korrik 2023, 22:33

"Të ishin lodhur aq shumë për të mësuar s’do ikte njeri nga vendi", aktori i njohur ironizon shpenzimet marramendëse për mbrëmjen e maturës

"Të ishin lodhur aq shumë për të mësuar s’do
Elvis Pupa

Aktori i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pas videove të shumta që po qarkullojnë në rrjet nga mbrëmjet e maturës, ku të shumtë kanë qenë maturantët të cilët i kanë kushtuar rëndësi të veçantë duke bërë shpenzime marramendëse.

Vajzat zgjedhin fustanet më të shtrenjta, e djemtë kanë fokusin tek makinat e luksit që i marrin borxh ose me qira, për parakalimin e famshëm.

Ai shkruan se nëse të rinjtë do ishin kaq të shqetësuar për të mësuar sa janë për të blerë makinat, nuk do të largoheshin nga vendi.

”Parakalimi i maturantëve. Të ishin lodh për të msu kaq sa janë lodh për me gjet makinat nuk do ikte kush nga ky vend”, tha Pupa.