LIFESTYLE, 4 Korrik 2023, 15:22

Meta konkurron Twitter-in me aplikacionin e ri që do të lidhet me Instagramin

Meta konkurron Twitter-in me aplikacionin e ri që do të lidhet me

Kompania mëmë e Facebook, Meta, po lançon aplikacionin e saj të ri për të rivalizuar Twitterin dhe thotë se do të publikohet të enjten.

Aplikacioni, i cili quhet Threads, do të lidhet me Instagram-in.

Screenshotet tregojnë një panel kontrolli që duket i ngjashëm me Twitter. Meta e përshkruan Threads si një “aplikacion bisedash të bazuar në tekst”.

Ky veprim është i fundit në rivalitetin midis shefit të Meta-s, Mark Zuckerberg dhe pronarit të Twitter-it, Elon Musk.

Muajin e kaluar, dyshja ranë dakord për një përleshje fizike, megjithëse është e paqartë se sa serioz ishin ata në lidhje me këtë gjë.

“Faleminderit Zotit që ata janë të drejtuar kaq mirë”, iu përgjigj Musk një postimi në Twitter në lidhje me Threads, duke ironizuar dukshëm Zuckerberg.

Sidoqoftë, Threads mund të jetë kërcënimi më i madh me të cilin përballet Twitter-i deri më sot.

Mark Zuckerberg ka një histori të huazimit të ideve të kompanive të tjera – duke i bërë ato të funksionojnë.

Meta’s Reels shihet gjerësisht si një kopje e TikTok-ut, ndërsa Stories duket e ngjashme me Snapchat-in.

Meta i ka burimet për të konkurruar me Twitter-in. Threads do të jetë pjesë e platformës Instagram, kështu që do të lidhet edhe me qindra miliona llogari. Nuk po fillon nga zero, siç është dashur të bëjnë rivalët e tjerë të mundshëm.

Edhe pse Musk është lavdëruar për angazhimin e tij ndaj fjalës së lirë, ai gjithashtu ka larguar disa përdorues.

Zuckerberg mund të shpresojë se do të tërheqë mjaft përdorues të zhgënjyer nga Twitter-i.