LIFESTYLE, 14 Korrik 2023, 17:26

Të gjithë po flasin për një lidhje me Hamilton, por Shakira shihet me basketbollistin e famshëm

Të gjithë po flasin për një lidhje me Hamilton, por Shakira

Shakira është bërë sërish pjesë e mediave rozë, kësaj radhe për një tjetër romancë të dyshuar. Pasi u përfol për një lidhje me Lewis Hamilton, Shakira po përflitet për një lidhje me basketbollistin Jimmy Butler.

Këngëtarja 46-vjeçare thuhet se është parë në një restorant në Londër me lojtarin e Miami Heat për darkë.

Të gjithë po flasin për një lidhje me Hamilton, por ShakiraTë gjithë po flasin për një lidhje me Hamilton, por Shakira

Ajo është parë duke mbërritur në Novikov Restaurant & Bar në të njëjtën kohë me Jimmy-n pas orës 10. Sipas Page Six, edhe pse ata të dy po përpiqeshin të ruanin një profil të ulët, ranë në sy dhe një nga burimet e brendshme u tha atyre se dyshja u larguan nga restoranti me disa minuta diferencë, në orën 1:30 të natës.

Jo vetëm kaq, burimi i brendshëm përmendi gjithashtu se stafi i sigurisë së yllit të NBA-së ndihmoi në shoqërimin e Shakirës nga restoranti, duke e nxjerrë nga një derë dytësore.

Vitin e fundit Shakira ka qenë në titujt kryesorë të mediave, për shkak të ndarjes së saj të bujshme nga Gerard Piqué.