LIFESTYLE, 13 Korrik 2023, 19:15

E goditi me grusht dhe e kërcënoi me jetë, reagon për herë të parë Arbenita pas burgosjes së Feros

E goditi me grusht dhe e kërcënoi me jetë, reagon për

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për arrestimin e Feros. Prej disa ditësh ajo nuk ka qenë aktive në Instagram duke mos bërë asnjë postim.

Ndërkohë një ditë pas ngjarjes së bujshme në mediat rozë, ka ardhur reagimi i parë nga Arbenita, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka shkruar: “I’m back” (U ktheva).

E goditi me grusht dhe e kërcënoi me jetë, reagon për

Siç u raportua, fillimisht Arbenita dhe Fero kanë pasur një konflikt verbal dhe më pas debati ka agravuar në dhunë fizike, teska Fero e ka goditur me grushte dhe i ka thyer edhe telefonin e saj personal.

Ai gjithashtu e ka kërcënuar me jetë duke i thënë se do e vrasë nëse do i marrë vajzën. Sakaq, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj reperit.

Lajmi është bërë i ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Xheladini tha se reperi Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.