LIFESTYLE, 13 Korrik 2023, 15:11

“Do të vras!”/ Goditi me grushte bashkëshorten dhe e kërcënoi me jetë, jepet masa për reperin Fero

“Do të vras!”/ Goditi me grushte bashkëshorten dhe e

Gjykata Themelore në Gjilan ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ndërsa ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 30 ditë për reperin Feronit Shabani, i njohur për publikun si “Fero”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan. Ai tha se masa e paraburgimit është caktuar nga gjykatësja e procedurës paraprake Mevlide Shabani.

Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli. Kjo e fundit e shqetësuar dhe në gjendje të rëndë është larguar nga banesa ku bashkëjeton me të dyshuarin dhe vajzën e tyre dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës. Reperi e ka goditur me grusht e më pas ia ka thyer edhe telefonin e saj personal. Sakaq, i ka kërcënuar me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.