LIFESTYLE, 13 Korrik 2023, 18:01

Luizi bëhet sërish trending në Twitter, por cila është arsyeja?

Luizi bëhet sërish trending në Twitter, por cila është

Që Luiz Ejlli u bë viral në të gjjtha platformat me çdo batutë apo veprim të tij gjatë kohës kur ishte në BBVIP, kjo është e qartë për të gjithë. Por duket se rekordet e Luizit në rrjetet sociale nuk kanë mbaruar me finalen e Big Brother VIP.

Luizi bëhet sërish trending në Twitter, por cila është

Këngëtari u bë viral dje në Twitter dhe arsyeja ishte ditëlindja e tij. Hashtagu #hbdLuiz ishte dje trending në Twitter me plot 101 mijë klikime në Shqipëri dhe Kosovë.

Kjo ishte mënyra se si fansat zgjodhën t’i uronin ditëlindjen Luizit.

Ai u surprizua edhe nga Kiara, e cila në mesnatë kishte mbushur një ambient me lule e qirinj dhe i këndoi këngën e ditëlindjes.