LIFESTYLE, 15 Qershor 2023, 16:55

Fituese e çmimit ‘Oscar’, vdes në moshën 87-vjeçare aktorja Glenda Jackson

Fituese e çmimit ‘Oscar’, vdes në moshën

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare aktorja Glenda Jackson. Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i saj, Lionel Larner. “Glenda Jackson, aktore dhe politikane e dy herë fituese e çmimit Oscar, vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Blackheath të Londrës mëngjesin e sotëm pas një sëmundjeje. Ajo ndërroi jetë pranë familjes së saj.”- tha Lionel Larner.

Jackson u bë një yll ndërkombëtar në vitet 70’, duke fituar Oscar për filmin “Women in Love” dhe “A Touch of Class”. Ajo gjithashtu luajti si Mbretëresha Elizabeth I në dramën e BBC-së Elizabeth R. Politika ishte gjithmonë e rëndësishme dhe ajo hoqi dorë nga aktrimi për t’u bashkuar me Dhomën e Komunave si deputete e Laburistëve në veri të Londrës nga viti 1992 deri në 2015.

Për dy vite ajo shërbeu si ministre e Transportit në qeverinë Re Laburiste të Tony Blair nga viti 1997. Ajo më vonë u rikthye në ekran, duke fituar një Bafta për rolin e saj të rikthimit në dramën televizive “Elizabeth Is Missing” në 2020.