LIFESTYLE, 27 Janar 2023, 14:54

Rita Ora konfirmon zyrtarisht se është martuar, zbulon nëse do të mbajë mbiemrin e bashkëshortit

Rita Ora konfirmon zyrtarisht se është martuar, zbulon nëse do

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora më në fund konfirmoi se është martuar me të dashurin Taika Waititi të premten, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe ‘ditë të veçantë’.

32-vjeçarja, po fliste në Heart Radio Breakfast për të promovuar këngën e saj më të fundit “You Only Love Me” dhe ndër të tjera u shpreh: “Po (jam e martuar). Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”.

Ylli, i cili zbuloi se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj të famshëm, dukej sensacionale teksa duke folur për ditën e madhe, Rita shtoi: ‘Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja unë. Ishte bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ishte e këndshme dhe e ëmbël… Më falni që nuk është aq interesante. Një ditë do të bëj një festë të madhe’.

Sipas Daily Mail, duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit, ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”.