TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kejvina Kthella ka reaguar për herë të parë, pas skualifikimit nga shtëpia e ‘Big Brother Vip’. Modelja thotë se nuk është penduar që është bërë pjesë e BBV.
Ajo shkruan se shpulla e saj ndaj Luizit s’i shkaktoi atij asnjë plagë, ndërsa nga ana tjetër thotë se e ndihmoi që të dalë nga ajo ‘çmendinë’ siç cilëson shtëpinë e BBV. Sipas Kejvinës u gjykua shpulla e saj si ‘bomba e Hiroshimës’.
Kejvina nuk e ka parë të arsyeshme sërish që të bëj një falje publike ndaj Luizit, përkundrazi ajo ka zgjedhur të ironinë në lidhje me fansat e tij, për të cilët thotë se të vetmit që u lënduan nga shpulla, janë ato. Kujtojmë që Kejvina u skualifikua nga loja, pasi gjatë një debati me Luizin në Prime, ajo e goditi me shpullë, një pamje që nuk u transmetua në ekran, por u publikua më pas në portale, çka e penalizoi përfundimisht.
Postimi
Jeta vazhdon… edhe nëse ‘vdesim’…Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrësesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilja prej asaj ‘çmendine’. Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit, dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimes! Meqë Luizi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë, dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftesive dhe vullnetit të tij, mua me mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, fansat.