LIFESTYLE, 15 Korrik 2023, 17:47

Pas arrestimit të Feros, reagon Arbenita: Unë dhe Nina jemi mirë!

Pas arrestimit të Feros, reagon Arbenita: Unë dhe Nina jemi mirë!

Këtë javë në media bëri bujë lajmi i arrestimit të reperit Fero, pasi akuzohej për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli. Ai është dënuar nga gjykata në Gjilan me masën e sigurisë për paraburgim prej 30 ditësh.

Pak ditë pas ngjarjes, Arbenita ka reaguar në rrjetet sociale fillimisht për të njoftuar se është rikthyer e më pas për të siguruar fansat se ajo dhe e bija janë mirë dhe duke shtuar se ajo beson në drejtësi.

“Ju faleminderit për kujdesin dhe mbëshetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi!” shkruhet në Instagram Story-n që ajo ka publikuar sot.

Arbenita dhe Fero u bënë prindër për herë të parë në prill të vitit 2021. Marrëdhënia e tyre ka qenë e mbushur me ulje-ngritje dhe pak ditë para incidentit, në media qarkulloi lajmi se çifti po kalonte një tjetër krizë në lidhjen e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbenita Ismajli (@arbenitalsmajli)