LIFESTYLE, 1 Janar 2026, 18:18

“Ngurroja ta prezantoja veten si…” – John Legend zbulon historinë që qëndron pas emri të tij artistik

“Ngurroja ta prezantoja veten si…” – John Legend zbulon

A keni menduar ndonjëherë se si John Legend u bë… John Legend? Pas këtij emri tashmë ikonik fshihet një histori interesante që nisi në fillim të viteve 2000, përpara se artisti të bëhej një nga figurat më të vlerësuara të muzikës botërore.

Për më shumë se dy dekada, këngëtari dhe kompozitori njihej me emrin e tij të vërtetë, John Roger Stephens. Ndryshimi erdhi gjatë një periudhe krijuese në Çikago, kur ai bashkëpunonte me Kanye West ende të panjohur për publikun e gjerë.

Gjatë punës me artistin J. Ivy, ky i fundit u impresionua nga talenti dhe stili i Stephens dhe, me shaka, sugjeroi se ai duhej të quhej “legjendë”.

Noftka u përhap shpejt mes rrethit të tij artistik. Zëri i fuqishëm dhe stili klasik i këngëtarit bënë që emri “John Legend” të dukej i natyrshëm, megjithëse vetë artisti hezitonte ta përdorte.

“Ngurroja ta prezantoja veten si ‘legjendë’, sepse as nuk kisha firmosur ende një kontratë diskografike”, ka treguar ai në episodin e parë të serialit Word+Music të Amazon Studios.

Megjithatë, atij iu desh ta regjistronte emrin si markë tregtare përpara se të mund ta përdorte profesionalisht, dhe atëherë ata zbuluan se kishte një producent që merrej me muzikën rockabilly dhe ai njihej si Johnny Legend.

“Fakti që ai po bënte muzikë, muzikë rockabilly, dhe emri i tij ishte Johnny Legend, nënkuptonte se ekzistonte një rast i mundshëm i shkeljes së markës tregtare”, shpjegoi Legend, duke vazhduar: “Na u desh të gjenim Johnny Legend, të negocionim me të, të bënim një marrëveshje reciprokisht ekskluzive duke deklaruar se ai ishte Johnny Legend, dhe unë isha John Legend. Ai nuk do të më padiste. Unë nuk do ta padisja atë. Ai nuk do të përpiqej të hynte në industrinë e muzikës soul duke imituar John Legend. Dhe jam i lumtur ta bëj të qartë se e mbajta anën time të marrëveshjes. Unë nuk prodhova pornografi, nuk bëra muzikë rockabilly duke imituar Johnny Legend.”

Pastaj, gjërat morën hov. Legend nënshkroi me Columbia Records në vitin 2004 dhe publikoi “Get Lifted” në ditëlindjen e tij të 26-të. Që atëherë, ai ka fituar 13 çmime Grammy, përfshirë çmimin për Artistin më të Mirë të Ri.