LIFESTYLE, 30 Qershor 2023, 18:16

Nëse doni që të jeni ‘në mode’, ja ngjyra e flokëve që duhet të zgjidhni këtë verë

Nëse doni që të jeni ‘në mode’, ja ngjyra e

Nga të gjitha tendencat e flokëve për t’u provuar, ngjyra është, pa dyshim, më argëtuese për të eksperimentuar. Dhe viti 2023 tashmë nuk është përjashtim. Nga “flokët binjakë” (me dy ngjyra), deri tek e kuqja e bakrit e konfirmuar nga Jenner, ka shumë opsione për të zgjedhur nëse dëshironi të ndryshoni ngjyrën e flokëve këtë verë.

Ka edhe pamje të reja të bjondeve klasike, rikthimi i grisë etj. Edhe nëse nostalgjia është gjëja që doni të bëni, bjondia e frymëzuar nga Barbie është përsëri në qendër të vëmendjes.

Pavarësisht nëse jeni adhurues i një ngjyre ose preferoni një nuancë më delikate, këtu është një prej tendencave më të mëdha të ngjyrave të flokëve për vitin 2023.

Cila është? E kuqe e bakrit!

Është ngjyra që, me siguri, keni nisur ta shikoni gjithandej: “Të gjitha nuancat e së kuqes do të jenë dominuese në vitin 2023, duke filluar nga e kuqja e zjarrtë dhe ‘burgundy’ e thellë deri te ngjyra e ngrohtë gështenjë”,–  thotë Nicole Petty, stiliste flokësh. “Në veçanti, bakri do të jetë ngjyra e spikatur. Mund të veprojë si një pikë e mesme për biondet dhe brunet që nuk janë të gatshme për t’u errësuar ose për t’u hapur. E kuqja e bakrit është ngjyrë e shkëlqyer për të ndriçuar flokët.”