LIFESTYLE, 28 Qershor 2023, 16:29

Së shpejti nuse, Nicole Scherzinger thotë “Po!”

Së shpejti nuse, Nicole Scherzinger thotë “Po!”

Nicole Scherzinger i tha “Po!” partnerit të saj Thom Evans! Këngëtarja ndau me 5.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram foton e momentit të veçantë të propozimit. “Unë thashë ‘Po!’”, ka shkruar ajo me emoji të një unaze dhe një zemre të kuqe.

Çifti ishte duke pushuar në Hawaii kur Evans u ul në gjunjë për t’i bërë të dashurës së tij pyetjen e madhe. Hawaii është një vend i veçantë për këngëtaren sepse ajo ka lindur atje. Ata kanë qëndruar në ishull për disa kohë dhe ajo festoi ditëlindjen e saj të 45-të në West O’ahu javën e kaluar. Nicole dhe Thom konfirmuan lidhjen e tyre në janar të 2020-ës.

Çifti u takua në një version me të famshëm të spektaklit të talenteve X Factor në 2019-ën dhe u fotografuan së bashku në tapetin e kuq nga janari 2020. Ata kanë ndarë disa momente të lumtura në rrjetet sociale dhe kanë shijuar udhëtimet së bashku. Pati raportime se ata u ndanë në shkurt të këtij viti, por këngëtarja u dha fund duke i ironizuar titujt.