LIFESTYLE, 30 Qershor 2023, 08:59

Mori propozimin për martesë në mes të skenës në Francë, sopranoja shqiptare: Mendoja se do më binte të fikët

Mori propozimin për martesë në mes të skenës në

Roli i Violetës në “La Traviata” ka sjellë një gëzim shumë të madh profesional dhe personal në jetën e sopranos Enkeleda Kamani. Pas premierës së saj të parë në këtë rol në Teatrin Lorraine në Francë, mbrëmja u mbyll me një moment të paharrueshëm.

Partneri i saj, Davide iu drejtua skenës me një unazë në dorë duke rënë në gjunjë përpara saj.

Gjatë lidhjes në Skype me “Rudina” në Tv Klan, sopranoja tregon për emocionet e para të atij momenti kur sapo kishte mbaruar performancën dhe e shoqëruar nga baritoni Gëzim Myshketa dhe kolegët po përshëndesnin spektatorët.

” Ishte afër meje Gëzimi dhe po e ndiente që unë vërtet isha e shokuar, isha shumë e emocionuar sepse ndihej një energji shumë e mirë në publik dhe thoja sa mirë që shkoi dhe ishte e pabesueshme. Pastaj ndodhi ajo dhe mendoja se do më binte të fikët, sinqerisht.”

Partneri i saj, Davide është gjithashtu një artist shumë i njohur në operan italiane. Enkeleda e përshkruan propozimin si një moment që e la pa frymë.

“Nuk e prisja, ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time dhe në jetën time dhe ndihesh shumë e mbushur emocionalisht, nuk di të gjej fjalët e duhura. Aty isha e shokuar, isha e emocionuar, më mungonte fryma sinqerisht, por isha e lumtur që kisha dhe Gëzimin dhe e ndamë bashkë. Një moment shumë i veçantë që do ngelet gjithmonë në zemrën time”, përfundoi artistja.

Mori propozimin për martesë në mes të skenës në

Mori propozimin për martesë në mes të skenës në

Mori propozimin për martesë në mes të skenës në