LIFESTYLE, 26 Qershor 2023, 19:41

“Luizi kërkon 30 mijë euro”, menaxheri i VIP-ave zbulon kërkesat e çuditshme të artistëve: Një këngëtare donte...

“Luizi kërkon 30 mijë euro”, menaxheri i VIP-ave zbulon

Xhani Demika, menaxheri i njohur i VIP-ve në një intervistë për programin veror “Pushime On Top”, nuk ka nguruar të ndajë me publikun edhe disa sekrete apo kërkesa të çuditshme që ka dëgjuar prej tyre.

“Një këngëtare shqiptare më ka kërkuar çadër në mes të verës”, u shpreh ai, duke habitur jo pak edhe moderatoren, Lei Kraja. E teksa u pyet nga kjo e fundit për Luiz Ejllin, si një nga artistët “On Top” të kësaj periudhe, nuk nguroi të fliste me shifra.

“Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, më ka kërkuar 30 mijë euro…“, tha ai duke shuar kështu kuriozitetin e fansave.

Luiz Ejlli, pas fitores në “Big Brother”, i është dedikuar muzikës, ku deri në fund të sezonit, mesa duket është totalisht i prenotuar.