LIFESTYLE, 30 Qershor 2023, 15:22

E pabesueshme, por e vërtetë! Fansi ia lë gjithë pasurinë e tij Neymar-it

E pabesueshme, por e vërtetë! Fansi ia lë gjithë

Çmenduritë e fansave për idhujt mund të arrijnë në ekstrem dhe këtë mund ta vërtetojmë me gjestin që një fans i Neymar-it ka bërë për futbollistin. Media braziliane Metropoles zbuloi se një tifoz tha se përtej dashurisë së tij për ekipin kombëtar dhe për të gjithë trashëgiminë e futbollit brazilian, ai identifikohet plotësisht me idhullin e tij, Neymar, gjë që e bëri atë të caktojë zyrtarisht në testament sulmuesin brazilian si trashëgimtarin e tij.

"E dua Neymar-in, identifikohem shumë me të. Unë jam gjithashtu shumë i orientuar drejt familjes dhe marrëdhënia me babanë e tij më kujton shumë timen me babain tim, i cili ndërroi jetë. Unë nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye kam parë se nuk kam kujt t’ia lë pasurinë time… Nuk do të doja që qeveria apo të afërmit me të cilët nuk shkoj, të merren me gjërat e mia!”, tha fansi në një intervistë për faqen lokale. “. Tifozi 30-vjeçar zbuloi gjithashtu se ai është përpjekur, por pa sukses, t’ia jepte pasurinë e tij futbollistit brazilian, por se testamenti ishte një mënyrë ligjore për ta bërë këtë dhe se dokumenti ishte nënshkruar nga një zyrë noteriale në Porto Alegre.

"E di që, mbi të gjitha, ai nuk është i pangopur, gjë që është shumë e rrallë këto ditë", tha ai. Neymar Jr është një nga sportistët më të paguar në botë, me fitime të vlerësuara në 85 milionë dollarë për vitin 2023 sipas revistës Forbes.