LIFESTYLE, 29 Qershor 2023, 15:08

Testonte makinat, humb jetën në aksident blogeri 37-vjeçar francez

Testonte makinat, humb jetën në aksident blogeri 37-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht në një aksident blogeri 37-vjeçar në francez, Jean-Bapstiste Dessort. Bëhet fjalë për një youtuber që njihej në Francë për testimin e makinave ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi në qytetin Val-de-Virvée në departamentin Gironde.

Sipas mediave franceze, 37-vjeçari ka përplasur makinën elektrike që po ngiste në një pemë, ndërsa raportet sugjerojnë se ai mund të jetë hedhur nga automjeti. Makina IX me emetim zero është djegur plotësisht, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur forca e zjarrfikëses, e cila ka gjetur të vdekur Jean-Bapstiste Dessort, pak metra larg makinës.

Siç shtojnë mediat franceze, ngjarja tragjike ndodhi teksa 37-vjeçari po testonte makinën elektrike për të ndarë përshtypjet e tij nga drejtimi me abonentët e tij në YouTube, ku kishte postuar test-drive të modeleve të tjera. “Dashuria dhe respekti që Jean-Baptiste mori nga kaq shumë njerëz na ngroh zemrat në këtë kohë veçanërisht të vështirë. Familja e tij falënderon të gjithë ata që u kujdesën të lënë një fjalë, një foto, një mesazh për Jean-Baptiste”, ishte mesazhi i familjes së tij pas ngjarjes tragjike.