TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në “Ftesë në 5”, Olsa Muhameti, autorja e “Kepit të VIP-ave”, ka zbuluar më shumë detaje për programin veror që do të nisë këtë të diel, më 3 korrik, dhe do të vazhdojë për 9 javë me radhë çdo të diel në mbrëmje në ekranin e Top Channel.
Olsa zbuloi se krahas protagonistëve, xhirimeve në Bodrum iu bashkua edhe Kristi. Përmes disa planeve ekskluzive, ai shihej me një valixhe në dorë duke u bërë gati të vizitonte personazhet e Kepit.
Ky është ballafaqimi i parë publik mes tij dhe Kejsit pas përfundimit të lidhjes së tyre në “Big Brother Vip”.
Olsa zbuloi se pas vizitës së Krist Dragot, “ndodhi një rrëmujë e madhe”: Ai erdhi për të dhënë një përfundim, por ndodhën shumë gjëra”, – shtoi Olsa, po pa zbuluar më tej ngjarjen. Megjithatë, ajo nuk i kurseu komentet personale, kur tha se “nuk i pëlqeu aspak reagimi i Kristit”, sepse Keisi Medini, me të cilën Kristi ka pasur një romancë në “Big Brother VIP”, është ndier keq.
“Kristi ishte i ftuar i produksionit për të dhënë disa përfundime, por aty u bë një lëmsh. U nervozova në një moment, sepse mua më vjen keq, se i dua gocat dhe u ndjeva shumë keq kur po shihja që po xhirohej një skenë e tillë. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, se s’po dua të nxjerr më shumë detaje se çfarë ka ndodhur te Kepi. Gjithçka ka ndodhur mes Keisit dhe Krisit, “do të jepet në fund të episodit të dytë dhe në fillim të episodit të tretë”.