TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku ka reaguar publikisht pas disa deklaratave të fundit nga një ish-banore e Big Brother Vip Kosova. Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Simaku ka vendosur të thyejë heshtjen, duke i cilësuar këto sulme si shpifje dhe përpjekje për të tërhequr vëmendje me metoda të ulëta.
Simaku thotë se për rreth 10 muaj, emri i saj është përdorur në mënyrë të padrejtë nga persona që, sipas saj, kërkojnë të fitojnë klikime përmes gënjeshtrave. “Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin,” shkruan ajo.
Artistja kujton se ky nuk është rasti i parë kur përballet me përgojime. Ajo përmend vitet 1985–1988, kur, edhe pse fitonte çmime falë punës dhe përkushtimit, përballej me zili dhe mllef nga njerëz që nuk e duronin suksesin e saj. Megjithatë, as atëherë dhe as sot, nuk ka lejuar që sulmet ta ndalin.
“Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj,” thekson këngëtarja në reagimin e saj.
Simaku u bën thirrje atyre që shpifin se çdo përpjekje për të ulur të tjerët për pak klikime, në fakt, e ul vetëm veten. Ajo shprehet e vendosur të vazhdojë rrugën e saj me dinjitet dhe të vërtetën në krah.
“Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime,” përfundon ajo.