TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një moment i vetëm dhe një përqafim në kamera gjatë një koncerti të Coldplay në Boston, mjaftoi për të përmbysur jetët e disa personave dhe për të ndezur një stuhi të vërtetë në internet.
Në skenën e regjistruar, Andy Byron, 51 vjeç, atëherë CEO i kompanisë teknologjike Astronomer, u pa në një përqafim të afërt me Kristin Cabot, 53 vjeç, ish-drejtoreshë e burimeve njerëzore dhe njëkohësisht e martuar.
Kur kamera i fokusoi, dyshja u përkul për të fshehur fytyrat, por situata vetëm sa u përkeqësua kur këngëtari Chris Martin tha me shaka nga skena:“Ata ose kanë një aferë… ose janë shumë të turpshëm.”
Pak pas koncertit, të dy dhanë dorëheqje nga kompanitë ku punonin, ndërsa gruaja e Byron, Megan, 50 vjeç, ndryshoi mbiemrin në rrjetet sociale dhe u largua nga shtëpia e përbashkët në Massachusetts.
Por në vend që kjo të shënonte fundin e martesës, Daily Mail raportoi ekskluzivisht se çifti Byron është bashkuar sërish, duke u parë së fundmi së bashku në një piknik në plazhin e Kennebunk, Maine, të qetë, të buzëqeshur dhe ende me unazat e martesës në gishta, ndërsa asnjëri nuk ka paraqitur kërkesë për divorc në shtetet ku jetojnë.
Photos reveal surprising plot twist for disgraced CEO caught in Coldplay kiss-cam saga pic.twitter.com/gpplTjI9IK
— Daily Mail US (@Daily_MailUS) September 30, 2025
Ndërkohë, nga ana tjetër e skandalit, Kristin Cabot ka paraqitur kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, CEO i markës së rumit Privateer.
“Nuk kishte asnjë aferë. Kristin dhe Andy kishin një marrëdhënie pune dhe miqësi të mirë. Përqafimi ishte i papërshtatshëm, por kjo ishte e gjitha. Ajo e pranon përgjegjësinë për këtë”, deklaroi ish-bashkëshorti i Kristin.
Gjithashtu thuhet se Andrew Cabot ishte në koncert me një tjetër grua, e cila tashmë është partnerja e tij. “Ata ishin të ndarë miqësisht që përpara koncertit”, shtoi ai. Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësja e biznesmenit, e cila deklaroi:
“Vendimi për t’u ndarë ishte marrë përpara koncertit. Nuk do të bëhen komente të mëtejshme.”
Shtëpia e ciftit në Massachusetts tani është bosh, dhe fqinjët shprehen se i shohin rrallë. “I kemi parë të dy, por veçmas. I përshëndesim si fqinj, por nuk kemi kontakte të afërt”, deklarojnë ata.
Skandali mbetet ende një kujtim i freskët në rrjet, por për çiftin Byron, duket se ka shpresë për një fillim të ri, larg kamerave dhe vëmendjes publike.