LIFESTYLE, 28 Shtator 2025, 19:20

Benet Beci në rolin e bashkëshortit “aventurier”

Benet Beci në rolin e bashkëshortit “aventurier”

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, prej majit 2023, Benet Beci, në qindra postimet e bëra ka treguar për kantieret që Rilindja ka hapur në Shkodër, pasi fituan për herë të parë bashkinë prej rrëzimit të komunizimit. Por sot, vendin e fotove me punë publike, takime elektorale, fjalime me fjalë të mëdha për vizionin e qeverisë dhe të bashkisë për Shkodrën e ka zënë një foto, ku tregohet pjesërisht Benet Beci, me mjekrën e rritur kohëve të fundit, në versionin “aventurier”, në një rrugë në periferi të Shkodrës. Mbi motor të madh në kubikë, me skafandra, i shoqëruar nga bashkëshortja, që të dy urojnë ndjekësit në mesditë: Të diel të bukur të gjithëve!